English

SHBA: Qeveria e Iranit me ndëshkimin e opozitës, po i bën keq vetes së saj

Uashington, 3 shkurt, NOA - Udhëheqësit e Iranit po mbjellin farën e shkatërrimit të tyre duke vazhduar të shtypin opozitën.

Një fakt të tillë e ka deklaruar zv/presidenti amerikan Xho Bajden, sipas të cilit përdorimi i forcës nga udhëheqja e Iranit për të shtypur protestat e opozitës i ka kushtuar asaj koston e besimit moral brenda vendit dhe në mbarë rajonin.

Ndërkaq, ai bëri me dijeni tha gjithashtu se Uashingtoni po hedh hapa drejt vendosjes së sanksioneve ndaj qeverisë së Iranit.

Një ditë më parë, udhëheqësi i opozitës iraniane Mir Husein Mosavi kritikoi ashpër udhëheqjen konvervatore të vendit duke e akuzuar atë se ka dështuar të përmbushë synimet e Revolucionin Islamik të vendit.

Mosavi shtoi se qeveria e tanishme ka mbytur median e pavarur, ka mbushur burgjet me activistë të opozitës dhe sipas fjalëve të tij, ka vrarë brutalisht protestuesit paqësorë.

Ai tha se këto veprime e kanë bërë atë të besojë se Revolucioni Islamik i vitit 1979 nuk i ka përmbushur objektivat.

Nga ana tjetër, Irani së fundmi tha se është i gatshëm ta dërgojë uraniumin jashtë vendit siç kërkohet nga Kombet e Bashkuara. Sipas presidentit Mahmud Ahmadinexhad, Irani nuk do të kishte problem që t'i japë Perëndimit uraniumin e pasuruar në shkallë të ulët, dhe ta marrë prapë disa muaj më vonë kur ai të pasurohet për 20 %. Vendimi paraqet ndryshim të madh në qëndrimin e Iranit, pasi muaj me radhë, zyrtarët iranianë e kanë kritikuar planin dhe alternativën e ofruar. n.e/NOA

KOMENTE