Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Tensionet në Bosnjë, kërcënojnë stabilitetin në Evropë
English

SHBA: Tensionet në Bosnjë, kërcënojnë stabilitetin në Evropë

Uashington, 3 shkurt, NOA - Tensionet e vazhdueshme etnike në Bosnje e Hercegovinë vazhdojnë të paraqesin kërcënimin më të madh për stabilitetin në Evropë. Një fakt të tillë e ka pohuar drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Denis Bler, në dëshminë me shkrim të paraqitur në Kongresin amerikan. Sipas tij, konfliktet ndërmjet bashkësive kroate, myslimane dhe serbe të Bosnjes janë në rritje dhe se ngurtësimi i mundshëm i qëndrimeve mund ta kërcënojë stabilitetin e këtij shteti ballkanik.

Bler tha se në procesin politik në Bosnjë-Hercegovinë ende dominojnë "axhendat etnike", ndërsa reformat kanë ngecur për shkak të dallimeve ndërmjet tri grupeve më të mëdha.

Nga ana tjetër, lidhur me situatën aktuale në Kosovë, ai është shprehur se ky vend kërkon vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të ruajtur stabilitetin.

n.e/NOA

KOMENTE