Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Martesë e lumtur, nëse femra është e diplomuar
English

Studimi: Martesë e lumtur, nëse femra është e diplomuar

Pensilvani, 3 shkurt, NOA - Duke kundërshtuar një klishe të vjetër tani nuk mund të thuhet më se femrat me shkollë nuk janë të afta të ruajnë martesën, të paktën për femrat përtej oqeanit. Sipas një studimi të kryer nga Adam Isen dhe Betsey Stevenson në Universitetin e Pensilvanisë, i cili ka shqyrtuar të dhënat mbi martesat e amerikanëve nga vitet '50 dhe deri më sot, tregoi se në vitet '50 gratë e shkolluara amerikane martoheshin më pak, tani probabiliteti është i njëjtë si me ato më pak të shkolluara, dhe jo vetëm: të diplomuarat janë shumë më të kënaqura me jetën martesore.

"Edhe sot nuk është e pazakontë që gjyshet ti këshillojnë mbesave të lënë universitetin dhe të gjejnë një bashkëshort" - thonë autorët. Rezultatet e studimit janë inkurajuese për gratë: Nëse në vitet 50 rreth 74% e të diplomuarve janë të martuara, krahasuar me 93% e të diplomuarve, sot hendeku është ngushtuar, 86% kundrejt 88%.

Për më tepër, në moshën 40-vjeçare të diplomuarat në SHBA ka më shumë gjasa të jenë të martuar, sepse "të tjerat janë tashmë divorcuar".

"Kjo jo vetëm për faktin se martohen më vonë, - shton Stevenson, - por edhe shifra e divorceve, është ulët te të diplomuarat krahasuar me jo të diplomuarat, madje dhe shkalla e lumturisë martesor është më e lartë te të parat".

Duke iu referuar studimit të mësipërm, "në Itali - thotë Rossella Palomba, një studiuese në Institutin e Kërkimeve mbi Popullsisë dhe Politikën Sociale në CNR - mund të them se edhe këtu shifrat janë pothuajse të njëjta, nuk ka dallime të mëdha. Te ne, megjithatë, "femra ka një problem më shumë", mungesa e "lëndës së parë", pasi tendenca është të martuarit me njerëz me të njëjtin nivel kulturor, por në Itali të diplomuarit femra janë më shumë sesa burrat''.

a.k/NOA

KOMENTE