English

Sulm kamikaz në Irak, vriten 10 persona në qytetin e Qerbelasë

Bagdad, 3 shkurt, NOA - Një tjetër sulm vetëvrasës me pasoja të rënda është shënuar mëngjesin e sotëm në Irak, duke iu listuar kështu radhës së gjatë të këtyre lloj sulmeve që ndodhin në këtë vend prej vitesh. Vetëm dy ditë më parë një tjetër sulm mbi pelegrinët shiitë në Bagdad shkaktoi 40 viktima.

Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, të cilat shtojnë se bomba ka qenë e fshehur në një qerre të tërhequr nga një motor, e cila më pas shpërtheu duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur 90 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qerbela, qyteti irakian i njohur ku shenjtorët shiitë festojnë fundin e zisë për vdekjen e Imam Huseinit.

n.e/NOA

KOMENTE