Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Petrollari, koncert në Akademinë e Arteve
English

Ina Petrollari, koncert në Akademinë e Arteve

Tiranë, 4 shkurt, NOA, Milena Selimi - Orkestra e RTSH ka nisur stinën koncertore me disa projekte, që filluan që në muajin shtator, për të vazhduar më tej me shumë koncerte-premierë dhe krijimtari muzikore shqiptare, të cilat nuk janë prezantuar më parë për publikun shqiptar.

Të premten, më 5 shkurt, kjo orkestër u ofron dashamirësve të jetës koncertale koncertin për piano dhe orkestër, me soliste pianisten, Kristina Petrollari Laço.

Në program do të interpretohen pjesë nga kompozitorët Thoma Gaqi, "Valle simfonike Nr. 1", pjesë nga Tchaikovsky "Concerto, Piano Nr. 1, G minor", si dhe një premierë nga "Winter Daydreams".

Koncerti do të shoqërohet nga orkestra e RTSH në dirigjimin e të ftuarit nga Vietnami, Le Fi Fi.

m.s/n.g/NOA

KOMENTE