English

Lindin gotat e pathyeshme të birrës

Londër, 4 Shkurt NOA - Nëpër pubet e Britanisë së Madhe zakonisht mbrëmjet përfundojnë me grindje të shumta në të cilat në të shumtën e rasteve përdoren gotat e birrave të cilat janë të thyera.

Tashmë kjo gjë do të kufizohet pasi nëpër këto pube janë shpërndarë gota të cilat përbëhen nga një lloj materiali i cili nuk lejon thyerjen e tyre.

Janë dy, llojet e gotave të cilat po shpërndahen nëpër të disa pube të qyteteve të ndryshme të Anglisë ku i pari është i përbërë nga një shtresë të brendshme e cila nuk lejon dot thyerjen e saj ndërsa lloji tjetër përbëhet nga dy materiale të ndryshme në dy shtresa të cilat të lidhura së bashku bëjnë të mundur mosthyerjen e gotës.

Duke parë që 87 mijë krime të dhunshme ndodhin pikërisht nga xhamat e thyer atëherë qeveria Britanike po merr masa për shpërndarjen e tyre nëpër pubet e qyteteve.

r.b/NOA

KOMENTE