Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Prifti u drejtohet bankave: Investoni për koncesionet
English

Ministri Prifti u drejtohet bankave: Investoni për koncesionet

Tiranë, 4 shkurt, NOA - Sistemi bankar duhet të mos ngurrojë për të ndihmuar me kredi të interesuarit për koncesione në sistemin e energjetikës shqiptare. Një kërkesë të tillë, ministri i Energjetikës Dritan Prifti ua ka drejtuar sot përfaqësuesve të bankave kryesore në vend, të cilëve u ka bërë me dijeni se garancitë bankare ekzistojnë ndaj duhet parë me më shumë precedencë financimi i kompanive që ndërmarrin koncesione në vendin tonë.

"90 milionë euro janë investuar deri tani për koncesionet në energjetikë. Por pavarësisht se janë 263 HEC-e të dhëna me koncesion, kapaciteti i tyre është i vogël. Ndërsa pritet që të hidhen edhe 3 miliardë kilovat energji më shumë në tregun shqiptar", ka pohuar ministri i Energjetikës.

Sipas tij, gjatë procesit të intervistimit të koncesionarëve ka dalë një problematikë, siç është ai i financimit të tyre nga sistemi bankar në vend dhe prandaj duhet biseduar me bankat më parë se me ta.

n.e/NOA

KOMENTE