Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis gjyqi për vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukaniç në 2008-ën
English

Nis gjyqi për vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukaniç në 2008-ën

Zagreb, 4 shkurt, NOA - Nisi në Kroaci gjyqi ndaj katër personave të akuzuar për vrasjen me autobombë në vitin 2008 të gazetarit kroat Ivo Pukaniç, i cili në momentet e vrasjes mbante postin e redaktorit të revistës "Nacional" si dhe drejtorit të marketingut të kësaj reviste, Niko Franjiç. Prokurorët serbë dhe kroatë i akuzojnë të dyshuarit për vrasjen e këtyre dy figurave qendrore të mediave kroate, në një kohë kur të pandehurit kanë pohuar se nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje të rëndë që tronditi opinionin ndërkombëtar.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se dy të pandehur të tjerë po gjykohen në mungesë, ku njëri prej tyre është arrestuar në Bosnje dhe pritet të ekstradohet, ndërsa tjetri është nën arrest në Serbi dhe do të gjykohet atje.

Aktpadia akuzon bosin e krimit të organizuar në Serbi, Sreten Jociç se ka paguar bandën me 2 milionë dollarë për vrasjen e Pukaniçit për ta ndaluar atë të botonte shkrime ku ekspozohej mafia. Jociç është gjithashtu nën arrest në Beograd dhe pret gjykimin.

n.e/NOA

KOMENTE