Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Butrinti kap trafikantin, u mori klandestinëve 600 euro për në Greqi
English

Operacioni Butrinti kap trafikantin, u mori klandestinëve 600 euro për në Greqi

Elbasan, 4 shkurt, NOA - U mori paradhënie dy personave nga 600 euro secilit duke u premtuar ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, por është arratisur duke mos ua kthyer dhe duke i lënë në baltë sapo ata janë kapur nga policia.

Por liria e tij nuk ka zgjatur shumë pasi forcat policore kanë mundësuar kapjen e tij në kuadrin e operacionit "Butrinti".

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave ndaluari është Eduart Sula, 23 vjeç, lindur e banues në këtë qytet, i dënuar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal Ushtarak.

Ndërkaq, janë identifikuar edhe personat që ai ka ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët janë G.Gj, 20 vjeç, lindur e banues në fshatin Vidhas të Elbasanit dhe P.U, 21 vjeç, lindur e banues në fshatin Uruçaj të Peqinit.

Mësohet se këta dy persona do t'i paguanin të ndaluarit Sula shumën e parave prej 800 euro për kalim në tokën greke, por i kanë dhënë paradhënie prej 600 euro.

Por janë kapur nga policia në momentin që i janë afruar kufirit dhe janë lënë të lirë.

Pas këtij momenti, trafikanti Eduart Sula është ndarë nga personat që do të ndihmonte për të shkuar në Greqi duke mos ua kthyer shumën e 600 eurove si paradhënie dhe është larguar në drejtim të paditur.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e mbetur në tentativë", e cila parashikohet nga neni 298/2 e 22 i Kodit Penal.

n.e/NOA

-

KOMENTE