Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi uron Papulias për rizgjedhjen në krye të Greqisë
English

Presidenti Topi uron Papulias për rizgjedhjen në krye të Greqisë

Tiranë, 4 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi Karolos Papuliasit më rastin e rizgjedhjes së tij si president i Greqisë. "Kam kënaqësinë e madhe që me rastin e rizgjedhjes suaj si president i Greqisë, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju dërgoj urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta për suksesin Tuaj në këtë post të lartë", nis ky mesazh i shkruar nga kreu i shtetit. Më pas, ai i ka pohuar homologut të tij grek bindjen se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve midis vendeve tona, gjatë presidencës së re të Papuliasit do të vazhdojë të konsolidohet dhe zhvillohet më tej në të ardhmen, në të mirë të dy vendeve e popujve tanë miq.

"Nënvizoj, me këtë rast, rëndësinë e veçantë që Shqipëria i kushton bashkëpunimit shumëdimensional me Greqinë, jo vetëm si vend fqinjë, por edhe aleat i ngushtë euroatlantik, dhe shpreh angazhimin tim maksimal për të nxitur më tej këtë bashkëpunim dypalësh, rajonal e global. Duke ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj, dhe në pritje të takimit të afërm me ju në Tiranë, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!", thekson kreu i shtetit shqiptar në mesazhin e urimit ndaj Papuliasit.

n.e/NOA

KOMENTE