Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Bankat të kreditojnë konçesionet
English

Prifti: Bankat të kreditojnë konçesionet

Tiranë, 4 Shkurt, NOA/ Rajmonda Lajthia - Një ditë pasi kryeministri Sali Berisha u shpreh se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet brenda këtij mandati qeverisës, ministri i energjetikës Dritan Prifti u kërkoi bankave të përfshihen në investime për veprat energjetike, që janë dhënë apo do të jepen me konçension.

Sipas Priftit sistemi bankar por edhe institucionet ndërkombëtare duhet të mbështesin me kredi investitorët e këtyre projekteve. Gjatë një takimi me përfaqësues të bankave në vend, Prifti premtoi se do të bëjë çdo rregullim ligjorë në mënyrë që bankat të ndjehen të sigurta në kreditë që do të japin.

Në sektorin e energjisë nga 263 hidrocentrale janë dhënë me konçension 90 prej tyre, ndërsa 14 janë në proces.

Sipas të dhënave mësohet se për konçesionet do të investohen rreth 1.9 miliardë euro, ku 10% e kësaj shume do të shkojë për investime në energjetikë.

Që me ardhjen në pushtet të qeverisë "Berisha", sektori i energjetikës pësoi një reformë të thellë.

Deri më tani janë dhënë mbi 100 leje konçensionare por shumë pak prej tyre kanë nisur nga puna.

Kompani të ndryshme, që ofruan interes për të kryer investime në këtë sektorë u tërhoqën për shkak edhe të krizës ekonomike, që preku globin gjatë vitit 2008-2009.

r.l/e.n/NOA

KOMENTE