English

Real ofron Kaka për Diegon dhe Chiellinin

Spanjë, 4 Shkurt NOA - Ekipi spanjoll i Realit të Madridit duket se ka ndërmend të hedhë në merkaton e ardhshme lojtarin brazilian të saj Rikardo Kaka; të cilin e bleu pikërisht këtë sezon për shifrën rekord 65 milionë euro.

Braziliani për momentin nuk po shfaq atë standard loje të cilin e prisnin të gjithë dhe për këtë arsye ekipi i Realit po mendon ta nxjerrë në shitje lojtarin madje ta këmbejë atë me futbollistë të tjerë.

Zëra nga Spanja flasin për një çmenduri në merkaton e ardhshme ku Kaka mund të shkojë në drejtim të klubit të Juventus dhe në këmbim të marrë Diegon dhe Chiellinin.

Kjo tratativë në radhë të parë duket mjaft e vështirë madje një çmenduri që kërkon të bëjë Reali, pasi Diego dhe Chiellini janë dy lojtarët në të cilët Juventus kërkojë të ndërtojë të ardhmen e ekipit dhe vështirë se në një rikthim të mundshëm të Kakas në Itali, ai do të veshë një bluzë e cila nuk do të jetë ajo e ish ekipit të tij, Milanit.

Duke parë rendimentin e lojtarit dhe dëmtimet kronike që po e ndjekin atë duket se në merkaton e verës ai do të jetë një objektiv i shumë klubeve ku mbi të gjitha Çelsi i Ançelotit i cili do ta priste krahëhapur lojtarin dhe Manchester City i cili po kërkon të bëjë një blerje të bujshme në merkaton e ardhshme.

r.b/NOA

KOMENTE