English

Uebkamera që shpëton një jetë, ngjarja e mistershme

Gjermani, 4 Shkurt NOA - Një grua e cila jetonte në veri të Gjermanisë ka qenë e ulur pranë kompjuterit të saj ku nëpërmjet ubekameras ajo po shikonte një perëndim në plazhin e St. Peter-Ording.

Krahas perëndimit ajo vuri re një pikë mjaft të çuditshme në lëvizje të cilën duke e afruar vuri re se ishte një burrë i cili po ecte i dëshpëruar nëpër akujt e këtij vendi në të cilin binte dhe dëborë.

Menjëherë me të parë se për çfarë bëhej fjalë edhe pse jo shumë qartë gruaja lajmëroi forcat policore të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shpëtonin burrin e pashpresë i cili ndodhej në atë zonë të akullt.

Kjo çështje mbetet ende një mister pasi vendndodhja e burrit ishte me mijëra kilometra larg vendbanimit të gruas e cila e pa rastësisht, por kjo gjë ende mbetet e dyshimtë.

Çka e bën akoma më të mistershme këtë ngjarje është se forcat policore nuk kanë lënë asnjë të dhënë mbi identitetin e burrit dhe gjithashtu dhe të gruas e cila e vuri re, dihet vetëm që ai ishte një turist në plazhin e St. Peter-Ording.

r.b/NOA

KOMENTE