Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi, deklaratat tatimore tani detyrimisht vetëm me internet
English

Vendimi, deklaratat tatimore tani detyrimisht vetëm me internet

Tiranë, 4 Shkurt NOA - Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e tij të fundit deklarimin e detyrueshëm, vetëm nëpërmjet formës elektronike, të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore.

Këtu përfshihen deklarata tatimore, që janë formularët:

i) e deklarimit dhe të pagesës së TVSH-së;

ii) e deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi të ardhurat nga punësimi;

iii) e deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi fitimin;

iv) e deklarimit dhe të pagesës së kontributeve për sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Po ashtu përfshihen dokumente tatimore, që në kuptim të këtij vendimi, janë librat e blerjes dhe të shitjes.

Subjektet e regjistruara pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave tatimore, dhe të librave të blerjes e të shitjes, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, nga data1 janar 2010.

Ndërkohë, subjektet e regjistruara për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, të regjistruara pranë drejtorive rajonale tatimore duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave tatimore dhe të librave të blerjes e të shitjes, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, nga data 1 mars 2010.

Kurse subjektet e regjistruara për TVSH-në dhe subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga periudha nga data 1 korrik 2010.

Sakaq, entet shtetërore janë të detyruara të paraqesin deklaratat tatimore për tatimin mbi të ardhurat personale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, nga data 1 mars 2010.

r.l/NOA

KOMENTE