English

Chiellini dëshiron të mbyllë karrierën tek Juventus

Torino, 5 Shkurt NOA - "Dua të qëndroj për një kohë të gjatë tek Juventus dhe raporti im më këtë klub të vazhdojë dhe më tej", - kanë qenë fjalët e para të Giorgio Chiellinit në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Me sa duket lojtari me këto fjalë ka përgënjeshtruar një largim të mundshëm të tij nga ekipi bardhë e zi, pasi ofertat për të nuk mungojnë, madje ata janë të gjitha nga klubet më të mëdha të Evropës.

Në lidhje me këto oferta ai është shprehur se ndihet mjaft i kënaqur por mbetet thjesht kaq, pasi Chiellini është i bindur se do të qëndrojë për një kohë të gjatë tek Juventus madje dëshiron që karriera e tij të mbyllet tek ky ekip.

Për sa i përket rinovimit të kontratës së tij aktuale duket se ajo do të vijë gjatë verës.

Krahas saj Chiellini është shprehur dhe për gjendjen që po kalon ekipi i tij dhe ka theksuar se tashmë është momenti që skuadra të arrijë vetëm fitore pasi zona Champions nuk duhet të largohet duke qenë se ajo është dhe një ndër objektivet e klubit Juventin.

r.b/NOA

KOMENTE