Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forumet e organizuara nga OSBE po krijojnë mundësi bashkëpunimi për gratë
English

Forumet e organizuara nga OSBE po krijojnë mundësi bashkëpunimi për gratë

English Version Below

Tiranë, 5 shkurt 2010 NOA - Forumi i fundit i fazës së parë të një sërë forumesh për gratë drejtuese në jetën politike dhe publike u zhvillua sot në Shkodër, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Forumi i Shkodrës, si dhe ato të mëhershmet në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, mblodhën gra aktive në qeverisje, institucionet publike dhe në shoqërinë civile.

"Zvogëlimi i pabarazisë gjinore në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të jetës publike mbetet një çështje kyç për Shqipërinë. Të gjithë partnerët vendas dhe ndërkombëtarë janë të gatshëm të punojnë për arritjen e këtij qëllimi," tha Renate Herrmanns, zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Deputete të Kuvendit të Shqipërisë dhe zyrtare të larta të pushtetit qendror dhe vendor diskutuan se si të rrisin pjesëmarrjen e grave në të gjitha sferat e jetës politike dhe publike dhe se si të forcojnë aftësitë e tyre.

Gjithashtu, forumet mundësuan bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit mes grave, në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje.

"Këto forume synojnë të nxisin pjesëmarrjen aktive të grave në procesin zgjedhor, si dhe të rrisin kapacitetet e grave të zgjedhura dhe atyre që synojnë të zgjidhen. Në këtë mënyrë, ato do të kthehen në një forcë lobuese të fuqishme, duke bërë që autoritetet publike të jenë më përgjegjëse dhe t'u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të grave e vajzave," tha Filloreta Kodra, zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, gjatë forumit në Shkodër.

Forumet janë pjesë e një projekti trevjeçar të Prezencës së OSBE-së, të financuar nga qeveritë e Suedisë dhe Vendeve të Ulëta, i cili synon të rrisë rolin e gruas në qeverisje.

e.r/NOA

English Version

KOMENTE