Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kanosi me pistoletë një person në shtëpi, arrestohet nga policia
English

Kanosi me pistoletë një person në shtëpi, arrestohet nga policia

Tiranë, 5 shkurt, NOA - Kanosi me pistoletë një person, kapet nga policia. Fjala është për 22-vjeçarin Ermal Qyshka, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është arrestuar nga forcat policore të kryeqytetit në rrugën "Gjon Buzuku". Mësohet se për motive të dobëta ai ka kanosur me pistoletë në shtëpinë e tij 63-vjeçarin Mefail Duka, banues në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet proceduriale, ku u bë e mundur gjetja e armës pistoletë tip "Bereta" dhe 120 fishekë mod.56, 3 maska si dhe 2 copë paruke, të cilat autori i ngjarjes i kishte fshehur në shtëpinë e Dukës.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë, për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve", parashikuar nga nenet 84 dhe 278/b,c të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE