English

Lipi kërkon një finale me Capellon

Itali, 5 Shkurt NOA - Është kthyer sërish duke folur trajneri i përfaqësueses Italiane Marçelo Lipi ku është shprehur se dëshiron të jetë në finale me përfaqësuesen e Anglisë së Fabio Capellos.

"Dua një finale me Fabion dhe në qoftë se realizohet do të shoh nëse ai do të këndojë himnin", - është shprehur Lipi duke e ironizuar pak këtë fakt.

Krahas saj ai deklaroi se tashmë 70 për qind e skuadrës së përfaqësueses Italiane ka përfunduar së zgjedhuri për lojtarët pjesëmarrës dhe kanë mbetur vetëm 6 të cilët janë ende në garë.

Për këto gjashtë lojtarë duket se trajneri i përfaqësueses siç ka deklaruar dhe vetë është nën vëzhgim të 25 futbollistëve ku ndërmjet tyre do të zgjedhë 6 të tillë të cilët do të kenë mundësinë e pjesëmarrjes në botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

r.b/NOA

KOMENTE