English

Përmbytjet, Posta Shqiptare çon 300 koli me ndihma në Shkodër

Mblidhen dhe rreth 900 mijë lekë të reja të cilat do kalojnë në llogarinë e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile

Tiranë, 5 Shkurt NOA/Florin Shehu - Posta Shqiptare vazhdon misionin e saj në ndihmë të banorëve të përmbytur në Lezhë dhe Shkodër. Sot mbërritën në Shkodër në dispozicion të Shtabit të Emergjencave Civile 300 koli me ndihma të cilat do t'u shpërndahen banorëve të zonave të përmbytura të cilët tani më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetjen tonë megjithëse situata po shkon drejt normalizimit të plotë.

Veç kontributit financiar të institucionit dhe solidaritetit të punonjësve, drejtuesit e kompanisë vendosën që të vazhdonin misionin e tyre për të qenë sa më pranë të përmbyturve.

Kështu ishte nisma e kreut të Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptarë z.Arqile Gorea i cili nuk nguroi që ditët e para të përmbytjeve të vendosë për të vënë në dispozicion falas rrjetin e shërbimit postar për çdo qytetar në çdo skaj të vendit i cili do të dëshironte të kontribuonte për banorët e zonave të përmbytura në Lezhë dhe Shkodër.

Në këtë mënyrë jo vetëm u vu në dispozicion e gjithë infrastrukura për transportimin dhe transferimin falas të çdo lloj ndihme me destinacion Shkodrën dhe Lezhën por kreu i Postës Shqiptare të njëjtën gjë e kërkoi dhe tek homologët e tij ndërkombëtare si dhe dy drejtuesve të organizatave më të mëdha ndërkombëtare në botë, Post-Europës dhe UPU (Unionit të Përbotshëm Postar) me anë të një letre ku kërkohej prej tyre të solidarizoheshin duke vënë në dispozicion rrjetin postar për të mbledhur, transferuar dhe transportuar ndihmat nga bashkëkombësit tanë në botë dhe cilido që ka dëshirë të solidarizohet dhe të kontribuojë sadopak për lehtësimin e kësaj situate.

Në fakt duhet thënë gjithashtu se thirrjes së Postës Shqiptare për t;u solidarizuar për të prekurit në Shkodër i janë bashkuar dhe shumë administrata të tjera postare ndërkombëtare ku mes të cilave mund të përmendim Postën e Italisë, Malit të Zi ajo gjermane, Daneze, Holandeze, Sllovene si dhe posta e Maltës.

Statistikat flasin se deri të te enjten ndihmat e mbërritura nga qytetarët janë në 200 koli me veshmbathje si dhe rreth 900 mijë lekë të reja kontribut financiar. Qytetarët nga anë e kënd vendit si; Tirana, Elbasani, Shkodra, Vlora, Korça, Gjirokastra dhe Saranda etj, janë paraqitur në sportelet e kompanisë lider në treg, Posta Shqiptarë për të ofruar ndihmën e tyre për Shkodrën.

Ndërkohë pjesë së kolive mbledhur në zyrat e Postës Shqiptarë ku duhet të theksojmë se mes kontribuuesve ka pasur dhe punonjës të shërbimit postar si në rastin e Shkodrës do t'i bashkëngjiten dhe 114 kolitë me ndihma ardhur si kontribut nga Posta e Maqedonisë pas apelit të Postës Shqiptare.

Nga ana e saj Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat për të garantuar transparencë maksimale të donacioneve të qytetarëve duke theksuar se çdo lloj ndihme do të shkojë në destinacioinin e duhur.

Veç këtij kontributi kompania Posta Shqiptare ishte ndër të paratë që dha kontributin e saj financiar prej 20 mijë eurosh nga buxheti i Postës Shqiptare, 1.9 milionë lekëve solidaritet i 2234 punonjësve, si dhe vuri në dispozicion dhe 10 automjete në dispozicion të Shtabit të Emergjencës ditët e vështira të përmbytjeve.

f.sh/e.r/NOA

KOMENTE