Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pica futet në listën e ushqimeve të përsosura evropiane
English

Pica futet në listën e ushqimeve të përsosura evropiane

Napoli, 5 shkurt, NOA - Pica e njohur napolitane u bë pjesë e atyre që quhen "Ushqime të përsosura Evropiane" dhe Napoli është duke e festuar këtë gjë sot, duke ofruar pica pa para' për një orë në qendër të qytetit. Pica Margherita dhe Marinara janë dy më të preferuarit dhe të listuarit nga evropianët si picat origjinale që mbërrijnë nga Napoli. Ndërkaq, prodhuesit e tyre janë paksa të mërzitur me ministrin italian të Ushqimit, i cili sipas tyre nuk frekuenton dyqanet e tyre nëpër panaire, por ato të Mc' Donald.

"Ne shpresojmë se me të vërtetë ministri do të pranojë ankesat tona dhe të na vizitojë së shpejti siç ka premtuar në disa raste", pohon Sergio Miccù, president i "Pica napolitane", i cili ka paraqitur kërkesat e tij nga qeveria të cilat do të vlerësohen nga një komision.

Sipas tij, ka nevojë edhe nga shteti të sigurohet profesionalizëm në sektorin e picave, si një sektor i gastronomisë që nderon kuzhinën italiane jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

n.e/NOA

KOMENTE