Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi një shtëpi private, kapet i dyshuari i shpallur në kërkim
English

Vodhi një shtëpi private, kapet i dyshuari i shpallur në kërkim

Shkodër, 5 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë mundur të kapin në flagrancë një person i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shtëpie private. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se personi i ndaluar është Artur Fraketi, vjeç 34, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes". Mësohet se ky person ka qenë i shpallur në kërkim nga policia për arsye se ndaj tij rëndon një vendim gjykate me tre muaj burgim pasi më datën 25.01.2007 ka vjedhur me thyerje një banese private në qytetin e Shkodrës.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të Fraketit iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Vjedhjes".

n.e/NOA

KOMENTE