Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesi, gati platforma për të dalë nga kriza
English

Biznesi, gati platforma për të dalë nga kriza

Tiranë, 6 Shkurt NOA/ Rajmonda Lajthia - Komuniteti i biznesit i ka bërë propozime konkrete qeverisë për të dalë nga kriza e vështirë financiare, në të cilën ndodhen ata dhe buxheti i shtetit.

Nëpërmjet një platforme drejtuar qeverisë, Dhoma e Tregtisë tha sot se i kërkon Bankës së Shqipërisë që kreditë e këqija që ka marrë biznesi të pezullohen për një periudhë të caktuar kohe prej një viti.

Në këtë mënyrë i jepet mundësi sipërmarrësve privat që të krijojnë likuiditetet e nevojshme, për të përballuar aktivitetin.

Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve NOA, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka shprehet se është e nevojshme të kryhen takime me bankat e nivelit të dytë për të gjetur zgjidhje.

Sipas tij duhet gjetur një mundësi që bankat të pezullojnë kreditë e këqija, pasi janë hasur vështirësi likuiditeti tek biznesi.

Ky fakt do t'i lehtësonte ata për një periudhë kohe. Por nga ana tjetër biznesi është i shqetësuar edhe për normat e larta të interesit që aplikojnë bankat për kreditë.

"Ndoshta jemi vendi i vetëm, që biznesi kreditohet me norma të tilla interesi, të cilat janë më të lartat në botë", - thotë Jaka.

Ndërsa Shoqata e Ndërtuesve shkon edhe më tej. Në kushtet kur buxheti i shtetit ndodhet në vështirësi financiare, një nga rrugët e mundshme të gjenerimit të parave, si për kompanitë edhe për shtetin është procesi i hipotekimit të objekteve. Janë qindra miliona euro që janë të bllokuara në objekte të ndryshme për shkak të mungesës së hipotekimit. Sipas Ilir Hebovijës, nëndrejtor i shoqatës së ndërtuesve janë mbi një miliard euro të cilat mund të përfitohen nga ky proces.

Bëhet fjalë për objektet që kanë devijuar nga projektet fillestare dhe kanë mbetur të palegalizuara.

Ndërtuesit janë të mendimit, që ato ndërtime te cilat nuk cënojnë territorin apo urbanistikën të mund të formalizohen.

Kërkesat e biznesit vijnë në një kohë kur ka nisur të diskutohet nisma e një amnistie fiskale, nga e cila do të përfitonte sipërmarrja private për të formalizuar vetveten.

r.l/NOA

KOMENTE