English

Felipe Melo: Ferrara, një trajner pa eksperiencë

Torino, 6 Shkurt NOA - Felipe Melo mesfushori i Juventus i ardhur këtë verë, dukej se nuk kishte marrëdhënie të mira me ish-teknikun e tij Ferrarën dhe kjo gjë u konfirmua akoma më tej me një intervistë të brazilianit të dhënë për mediat në vendin e tij.

"Ferrara ishte një trajner i ri pa eksperiencë dhe nuk ishte i aftë të drejtonte një klub të madh si Juventus", - deklaroi ai duke i bërë një kritikë të fortë ish-teknikut bardhë e zi.

Krahas saj ai shtoi dhe në lidhje me Interin ku i krahasoi dy ekipet dhe sipas tij ajo çka i bën zikaltërit më të fortë është se grupi i lojtarëve të tyre ka kohë që njihet me njëri tjetrin dhe janë bërë mjaft solid si ekip, ku dhe Mourinjo të cilin e ka cilësuar si një trajner të madh dhe të aftë për të drejtuar një klub po të tillë arrin të bëjë diferencën sipas tij.

Me këtë deklaratë të brazilianit, ai konfirmoi edhe njëherë marrëdhëniet jo të mira që kishte me Ferarrën duke e kritikuar atë si një trajner pa eksperiencë.

Me pas pyetjes nga gazetarët në qoftë se gjithë faji i kësaj gjendjeje të Juventus bie mbi Ferrarën ai u përgjigj se duhet të pyesnin drejtuesit e klubit dhe gjithashtu shtoi se Ferrara ishte një trajner me cilësi të mira por Juventusit i duhej një trajner me eksperiencë pasi kishte shumë lojtarë të rinj në organikën e saj.

r.b/NOA

KOMENTE