Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 2 shqiptarë me 110 gramë kokainë
English

Kapen 2 shqiptarë me 110 gramë kokainë

Bergamo, 6 Shkurt NOA - Janë kapur në autostradën e Bergamos dy shqiptarë të cilët po transportonin një sasi mjaft të konsiderueshme kokaine.

Në një kontroll rutinë të policisë vendase ata janë ndaluar në autostradë ku kishin si destinacion Venezian.

Bëhet fjalë për dy shtetas me origjinë shqiptare respektivisht njëri ishte 30 vjeç ndërsa tjetri 26 vjeçar.

Në makinën e tyre e cila ishte një "Ford" e tipit "Mondeo" u sekuestrua një sasi mjaft e konsiderueshme kokaine ku bëhet fjalë për 110 gramë.

Shqiptarët në pamje të parë dukeshin mjaft të nervozuar ku kjo ishte dhe arsyeja që i shtyu karabinierët vendas të bënin një kontroll në makinën e tyre.

Tashmë ata janë të arrestuar dhe do të mbahen deri të hënën kur do të bëhet dhe seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së sigurisë për të dy shqiptarët.

r.b/NOA

KOMENTE