English

Lippi mbyll shpresat e Amaurit për përfaqësuesen italiane

Itali, 7 Shkurt NOA - Për të kompletuar listën e plotë të lojtarëve të cilët do të marrin pjesë në botërorin e Afrikë e Jugut 2010 trajneri i kombëtares Italiane Marçelo Lippi ka ende disa emra të tjerë të cilët duhet ti shtojë.

Për këtë gjë ai është shprehur në mediat italiane se është në vëzhgim të 25 futbollistëve nga të cilët do të zgjedhë vetëm gjashtë.

Problemi më i madh qëndron në sulmin e përfaqësuese Italiane ku akoma nuk janë vendosur lojtarët pjesëmarrës.

Për sa i përket Amaurit, Lippi duket se i ka mbyllur çdo shpresë atij për të qenë pjesë e këtij grupi duke u shprehur në një intervistë në lidhje me këtë çështje ku ai ka deklaruar se lojtarët Italian janë të mjaftueshëm për atë kështu që braziliani Amauri i cili po kërkon të marrë nënshtetësi italiane duket se nuk do të jetë nën urdhrat e Lippit gjatë Botërorit.

r.b/NOA

KOMENTE