Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria merr kredi të re për të shlyer kredinë me interes të lartë
English

Qeveria merr kredi të re për të shlyer kredinë me interes të lartë

Tiranë, 6 Shkurt NOA/ Rajmonda Lajthia - Ministria e Financave, njofton mbylljen e fazës së parë të procesit të emetimit të Eurobonos, që konsiston në marrjen e ofertave nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Konfirmohet se 15 banka prestigjioze ndërkombëtare me aktivitet të zgjeruar në tregun e kapitaleve kanë paraqitur ofertat e tyre, të cilat do të vlerësohen nga ministria, për të listuar 4-5 ofertat më të mira, të cilat do të vazhdojnë më tej konkurrimin.

Bëhet fjalë për marrjen e një kredie prej 300 milionë euro, në formën e eurobondit. Dyqind milionë euro nga kjo shumë do të përdoren për të shlyer kredinë tregtare e marrë një vit më parë nga qeveria, me norma të larta interesi prej 13 për qind

Procesi i emetimit të eurobonos së parë të Shqipërisë, si procesi më i rëndësishëm ndonjëherë i operacioneve të huamarrjes publike, startoi në fillim të janarit me publikimin e kërkesave për ofertë nga ministria e Financave.

Institucionet konkurruese patën afat deri në datën 5 shkurt për të sjellë ofertat e tyre. Ministria e Financave thotë se synon të përfundojë procesin e emetimit brenda muajit maj, kohë që korrespondon edhe me plotësimin e vitit të parë të kredisë sindikale të marrë gjatë 2009.

r.l/NOA

KOMENTE