Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A do të mundemi ta nderojmë siç duhet Mit'hat Frashërin?!
English

A do të mundemi ta nderojmë siç duhet Mit'hat Frashërin?!

Nga Milena Selimi

Tiranë, 12 shkurt, NOA - Të rralla janë figurat në kulturën tonë, që kanë pasur fatin e keq të Mit'Hat Frashërit. Mund të kishte qenë gjithçka. Por, pinjolli i fundit mashkull i Frashërllinjve vendosi ta jetojë jetën siç e donte ai. Dhe shpërblimi ishte fatkeq. U gjend i vdekur në një dhomë hoteli në SHBA, i vetëm dhe pa askënd afër. Në Shqipëri nuk e qasën më, ndërsa për të gjithë jetën e ndoqi damka e armikut. Pas plot një muaji, kur ai do ketë një përvjetor moshe, të bën kurioz fakti sesi do mundohen ta ngjallin njerëzit shqiptarë të letrave. Deri më tani, duket se nderimi më i madh për të ka qenë ai që i ka krijuar Biblioteka Kombëtare, që akordon një çmim të përvitshëm për bibliofilinë me titullin: Bibliofili Lumo Skëndo.

Me pak fjalë: Mit'hat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Neë York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit. Kishte kujtime të vagullta për të atin dhe për rritjen e tij u morën dy vëllezërit e tjerë më të rinj të Abdylit, dy klasikët e tjerë shqiptarë Samiu dhe Naimi. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore.

Fati i keq i tij ishte përfshirja dhe pastaj drejtimi i Ballit Kombëtar. Kjo s'iu fal kurrë.

Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid'hat Bej Frashërit dhe një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij.

Sot besohet se 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Do mbetet lapidar vendimi që mori që në të gjallë, kur bëri testamentin e tij dhe ia la më 4 prill 1929 shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë. Shkroi me dorën e tij:

"Unë, Mid‘hat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyer shpresën se pas vdekjes sime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu:

Ç‘kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobila, karta, plaçka etj, i lë për krijimin e një "INSTITUTI ALBANOLOGJIE", që të jetë qendër e studimevet shqiptare, të mbrojë, të zhvillojë, të qendërsojë dhe të udhëheqë studimet që përkasin Shqipërinë dhe shqiptarëvet.

Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputet gjë; të gjitha librat të rrinë tok.

Gjithë sa më kanë mbetur nga im atë dhe nga ungjërit dhe që sot formojnë muzenë time familjare, dëshëronj që të ruhen prapë në formë të një muzeje të vogël brenda në INSTITUT.

Në palca të holla në shtëpi, në ndonjë bankë, ose hua për të mbledhur, duke u bashkuar me shumën që do të mirret nga shitja e Librarisë, dua që të përdoren të gjitha së bashku:

për të bërë shpenzimet e para të një godine (shtëpie), e cila të shërbejë si INSTITUT ALBANOLOGJIE, një godinë e mjaftë për të nxënë bibliotekën dhe për zyrat. Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft e gjerë sa për të pasur një ose dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë mysafirë studimtarët albanologë të huaj, që vijnë së jashtmi. Do të donja edhe që INSTITUTI të mund të goditet në një mënyrë që të jetë larg çdo godine tjatër dhe të mos ketë rrezik zjarri".

Një akt që e kanë bërë pak figura të njohura dhe që e vendos atë, një nga krijuesit e bibliotekës kombëtare në panteonin shqip të kulturës.

Ndaj është shumë kurioze, të mësohet nga publiku, masat që deri më tani mungojnë kushtuar figurës së madhe të kulturës kombëtare. Kuptohet se politika e dikurshme e injoroi, ndërsa e sotmja e anashkalon, një nga burrat më interesantë të kulturës kombëtare.

m.s/NOA

KOMENTE