English

Berisha-Berluskoni: Italia, mbështetje për vizat dhe integrimin në BE

Romë, 12 shkurt, NOA- Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka marrë garancitë e Italisë për liberalizmin e vizave, procesin e integrimit në BE dhe shtimin e investimeve mes dy vendeve.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Berluskoni, Berisha theksoi se Shqipëria është një vend që po kapërcen të gjitha pengesat për investitorët italian.

"I kërkova kryeministrit Berluskoni dërgimin e mesazheve të qarta për investitorëve italian në Shqipëri", u shpreh Berisha. Ai ka ftuar kryeministrin Berluskoni për një vizitë në Shqipëri dhe ka shprehur bindjen se Italia është partner i strategji i Shqipërisë.

"Jemi të hapur për energjinë nukleare. Jam i bindur se Shqiptarët nuk do ti thonë jo këtij zhvillim" u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverise shqiptare bëri një ekspoze të qartë të gjithë procesve ekonomike në vend. Ai u shpreh se qeveria ka bërë një punë serioze të nevojshme për të integruar vendin në Bashkimin Europian dhe për të miratuar liberalizimin e vizave. "Italia i ka dhënë dhe do të jap një ndihm të madhe. Problemi i vizave është një problem shumë i rëndësishëm. Prej shumë vitesh shqiptarët ëndërrojnë të lëvizin në BE. Berluskoni me siguroi se ai vet, ministri Frattin dhe gjithë qeveria italiane do bëjnë gjithçka që ky proces të vijë sa më shpejt", u shpreh Berisha.

Xh/NOA

KOMENTE