Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjenden drogë, armë dhe trafikantë nga Kodra e diellit
English

Gjenden drogë, armë dhe trafikantë nga "Kodra e diellit"

Tiranë, 12 Shkurt NOA - Operacioni i koduar "Kodra e diellit", çoi sonte në sekuestrimin e dy kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë, një pistoletë, një shotgan si dhe vendosjen nën pranga të 4 personave të përfshirë.

Ata janë Emiljano Koçiu, 20 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, Oriol Memushi, 22 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, Erlin Hasani, 20 vjeç, lindur në Korcë dhe banues në Tiranë, Evri Topi, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit të koduar "Kodra e diellit" për kryerjen e veprës penale të "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" dhe "Mbajtje pa leje te armeve luftarake"", - konfirmoi Policia e Tiranës.

Policia tha sonte për agjencinë NOA se pas një hetimi dy mujor duke aplikuar metodat speciale të hetimit nga specialistët e seksionit të Luftës Kundër Drogës, pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, u mundësua kapja e tyre, në afërsi të Kompleksit Kristal "Komuna e Parisit" Tiranë.

Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesat e tyre ju gjend dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 2 kg mariuanë e destinuar për shitje në qytetin e Tiranës, një pistoletë model Austriak 9 - mm dhe një armë zjarri tip Shotgan.

Nga struktura antidrogë së Policisë së Tiranës, po punohet për aktivitetin e tyre kriminal apo personave të tjerë të përfshirë si dhe të asete të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

r.b/NOA

KOMENTE