English

Gjendet i vdekur stilisti Mc Queen

Londër, 12 shkurt, NOA / Milena Selimi - Stilisti i famshëm britanik, Aleksandër McQueen, është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Londër. Zëdhënësja për shtypin e kompanisë së "Mc Queen", Samanta Garet, ka bërë me dije se trupi i pajetë i stilistit të njohur është gjetur një ditë më parë në mëngjes herët në shtëpinë e tij.

"Nuk ka asnjë informacion deri më tani për rrethanat e vdekjes së McQueen", ka thënë ajo.

Ndërkaq, policia e Londrës nuk e ka konfirmuar direkt lajmin e vdekjes së Mc Queen, por vetëm se ka njoftuar në këtë rast se në orët e paradites së të mërkurës, është thirrur për rastin e vdekjes së burrit 40-vjeçar.

Policia ka bërë me dije se është duke bërë hetime te kufoma e stilistit të njohur dhe rezultatet do t'i japë shpejt.

Aleksandër McQuen ka marrë katër herë çmimin e vitit për krijuesin më të mirë në Britani, në lidhje me modën.

Ai ka marrë një vit më parë dhe çmimin e krijuesit më të mirë, që ia ka akorduar Shoqata Amerikane e krijuesve të modës. Ka pasur dhe një titull kalorësie në vend që prej vitit 2003.

m.s/NOA

KOMENTE