Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Milo: Jemi të vendosur për hapjen e kutive, qeveria të mos fshihet pas gjykatave
English

Milo: Jemi të vendosur për hapjen e kutive, qeveria të mos fshihet pas gjykatave

Tiranë, 12 shkurt, NOA - "Bashkohem me shqetësimin që shprehin gjithë shqiptarët për situatën politike në vend dhe shpresojmë që të nesërmen, mazhoranca të japë alternativa në lidhje me zgjidhjen e krizës, duke realizuar atë që opozita ka muaj që e kërkon, hapjen e kutive".

Me një deklaratë të tillë, është shprehur menjëherë pas daljes nga takimi i krerëve të opozitës, kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë, do t'i jepet fund tranzicionit të gjatë në vend.

"Por gjithsesi nuk ka për të qenë i lehtë fillimi i negociatave. Kjo nëse mazhoranca ende i qëndron mendimit se e ka në dorë gjykata hapjen e kutive dhe jo ajo", tha më pas Milo.

Duke shtuar se nëse do të jetë kështu, Shqipëria për fat të keq do të vazhdojë të zhytet në krizë politike.

"Në këto kushte, zgjedhje logjike, do të mbeten zgjedhjet e parakohshme", tha ndër të tjera ai.

Sipas Milos, opozita nuk ka më asnjë mëdyshje në vendosmërinë e saj deri në realizimin e kërkesës legjitime që ka bërë për hapjen e kutive.

n.e/NOA

KOMENTE