English

Ndahet nga jeta në moshën 90 vjeç shpikësi i "Frisbee"

SH.B.A, 12 Shkurt NOA - Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare Fred Morrison që njihet dhe si shpikësi i "frisbee". Momentet e tij të fundit të jetës kanë qenë në shtëpinë e tij në Utah të SH.B.A ku dhe jetonte.

Frisbee u shpik në vitin 1934 ku Morrison së bashku me të fejuarën e tij po luante në "Ditën e Falenderimeve" në SH.B.A me një të tillë.

Më pas në vitet 60 kur kjo lojë mori një popullaritet të gjerë Morrison mori dhe të drejtën e kësaj shpikjeje duke u bërë tepër i njohur.

Ai u nda nga jeta në moshë 90 vjeçare dhe kjo erdhi si arsye pasi Fred Morrison vuante nga kanceri.

r.b/NOA

KOMENTE