Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Kutitë, Partitë Popullore të Evropës dhe Berluskoni, janë keqinformuar
English

PS: Kutitë, Partitë Popullore të Evropës dhe Berluskoni, janë keqinformuar

Tiranë, 12 Shkurt NOA - Partia Socialiste deklaroi sot se zyrtarët në Partitë Popullore të Evropës dhe kryeministri italian janë keqinformuar dhe për rrjedhojë lëshojnë dhe deklarata që apelojnë për rikthim të PS në Kuvend.

"Jemi të keqardhur që zoti Daul është i keqinformuar nga znj.Topalli, ashtu sikurse është i keqinformuar dhe kryeministri Berluskoni nga z.Berisha", - deklaroi zonja Mimi Kodheli, deputete e PS në një dalje për mediat para pak çastesh.

"Ne duam, - vijon deklarata, - pikërisht transparencën që bën Europa në raste si i yni, atë që bëri edhe Berluskoni në Itali, duke hapur shumë kuti për të verifikuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor".

Kërkesa jonë për transparencë nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës për mandatet. Ndërkaq e drejta jonë për hetimin e zgjedhjeve është kushtetuese, - thekson Kodheli.

Kurse bën të qartë më tej qëndrimin e PS: "Jemi gati t'i japim fund bojkotit sapo të na garantohet kjo e drejtë. Ne nuk duam të marrim pushtetin në tavoline duke hetuar zgjedhjet e shkuara, por duam t'i japim fund grabitjes së votave nga pushteti duke garantuar zgjedhjet e ardhshme".

Joseph Daul, Kryetari i Grupit të Partive Popullore Evropiane kërkoi sot që "PS të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të rregullta dhe të kthehet në Parlament".

Për më tepër, z.Daul kujtoi faktin se "Parlamenti Evropian ka bërë rezolutë kundër bojkotit" dhe në deklaratën e tij thekson:

"Kërkesa për hapjen e kutive të votimit, dhe rinumërimin është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor ndaj PS të respektojë vendimin e Gjykatës dhe KQZ -së".

Kurse po sot, edhe kryeministri italian Berluskoni kërkoi që PS t'i japë fund bojkotit dhe të kthehet në Parlament.

e.r/NOA

KOMENTE