Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Do negociojmë me vende të veçanta për marrëveshjen bankare me BE
English

SHBA: Do negociojmë me vende të veçanta për marrëveshjen bankare me BE

SHBA, 12 shkurt, NOA- Rrëzimi i ligjit për të dhënat bankare nga Europa ka sjellë dhe reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti i Shtetit e ka cilësuar rrëzimin e marrëveshjes bankare SWIFT si një zhgënjim nga Parlamenti Evropian.

Departamenti i Shtetit e ka cilësuar këtë si një goditje prapësuese për luftën e përbashkët anti-terror.

SHBA-ja u shpreh para votimit të këtij ligji nga PE-ja, se në rast të një refuzimi do t'i ndërpriste bisedimet me BE-në për hyrjen në informacionin e të dhënave bankare evropiane për luftimin e terrorit. Gjithashtu SHBA pritet të negociojë me vende të veçanta për të mundësuar hetimin e të dhënave, duke qenë se institucionet e BE-së e kanë rrëzuar këtë marrëveshje.

Dje Parlamenti EuropianStrasburg e refuzoi me shumicë të madhe votash marrëveshjen SËIFT, duke shpallur të pavlefshme një marrëveshje kalimtare të lidhur vitin e kaluar dhe që kishte hyrë në fuqi më 1 shkurt.

xh/NOA

KOMENTE