Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentët shqiptarë të Zvicrës, koncert ndihme për përmbytjet
English

Studentët shqiptarë të Zvicrës, koncert ndihme për përmbytjet

Lozanë, 12 shkurt, NOA - Shoqata e Studentëve shqiptarë të Universitetit të Lozanës në Zvicër organizoi një koncert, në ndihmë të zonave të përmbytura të Shkodrës.

Bëhet me dijeni se ndihmat e krijuara falë tij, u përqendruan në financimin e nevojave emergjente të shkollave fillore të zonës së Velipojës. Gjatë këtij programi thuhet se këndoin artistja nga Shkodra, Fatjeta Barbullushi dhe më pas, mbrëmja vazhdoi nën tingujt e këngëve të Lorit, Bekim Kumanovës dhe Labinot Rexhës.

Ndërkaq, të ardhurave nga koncerti iu shtuan dhe donacione gjatë tij, të dhëna nga biznesmenë të Kantonit të Vaud si dhe pjesëmarrës të tjerë në mbrëmje.

Në përfundim të saj, bëhet me dijeni se u mblodh shuma prej 25.000 CHF (rreth 22 milionë lekë).

Bëhet me dijeni se në Shkodër kanë mbërritur 3 përfaqësues të Shoqatës dhe të komitetit organizator për t'i dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Arsimit dhe shkollave që do të ndihmohen shumën e mbledhur.

n.e/NOA

KOMENTE