Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha kryebashkiakut të Romës: Na ndihmoni për monumentet e kulturës
English

Berisha kryebashkiakut të Romës: Na ndihmoni për monumentet e kulturës

Tiranë, 13 shkurt, NOA - Në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Itali, kryeministri shqiptar Sali Berisha u prit në një takim miqësor e të përzemërt nga kryetari i bashkisë së Romës, Gianni Alemanno. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, dy personalitetet u ndalën në iniciativën e "Pranverës Italiane në Shqipëri", një aktivitet i madh kulturor ky, në të cilin do të marrin pjesë mbi 80 aktivitete dhe biznese të ndryshme italiane.

Por ndër të tjera, gjatë këtij takimi të përzemërt, u diskutua edhe për vitin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe aktiviteteve të shumta që do të zhvillohen me këtë rast.

Alemano nga ana e tij, i uroi kryeministrit Berisha mirëseardhjen në Campidoglio dhe u shpreh se ishte shumë i lumtur të priste kryeministrin e një vendi, me të cilin Italia ka raporte të shkëlqyera bashkëpunimi.

Ndërsa, kryeministri Berisha e falënderoi kryetarin e bashkisë së Romës për mikpritjen dhe u shpreh se Italia është avokati i parë i vendit tonë në përpjekjet për realizimin e integrimit europian, projektit më madhor të shqiptarëve.

Ai i bëri me dijeni personalitetit italian se sapo kishte firmosur me Kryeministrin Silvio Berluskoni një marrëveshje për partneritetin strategjik, që do të jetë një konsolidim i mëtejshëm i bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në energji, turizëm, transport.

Më tej, palët u ndalën në iniciativat e përbashkëta midis Shqipërisë dhe bashkisë së Romës në fusha të ndryshme.

Kështu, Alemano u shpreh se në Romë jetonte një komunitet i gjerë shqiptarësh, mbi 5 mijë emigrantë shqiptarë, të integruar shumë mirë në qytetin e tij dhe që përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e këtij qyteti.

Ndërkaq, kryeministri Berisha i shprehu ftesën e tij kryetarit të bashkisë së Romës për të vizituar Shqipërinë, ftesë, të cilën ai pranoi me kënaqësi, duke u shprehur se në pranverë, gjatë aktivitetit "Pranverë Italiane në Shqipëri", ai do të vizitonte vendin tonë.

Sa i përket 100-vjetorit të Nënë Terezës, Alemanno e ka vlerësuar atë si një figurë

të madhe të njerëzimit, për të cilën madje edhe Roma do të organizojë "Javën e Nënë Terezës", me aktivitete të shumta nga bashkia e Romës dhe të gjithë strukturave të lidhura me të.

Në fund, kryeministri Berisha u shpreh më tej se një kontribut jashtëzakonisht i madh do të ishte ndihma në ekspertizë që bashkia e Romës dhe strukturat e saj do të jepnin në ristrukturimin dhe mbrojtjen e monumenteve të kulturës, duke qenë se Roma është qendra e pasurisë botërore të monumenteve të kulturës dhe se ekspertët italianë mund t'u japin një ndihmë të çmuar ekspertëve shqiptarë dhe një kontribut të vyer, në këtë drejtim. "Meqenëse këtë vit, Shqipëria ka pasur një rritje të turizmit prej 36 përqind, - u shpreh kryeministri Berisha, - është me shumë interes një vlerësim dhe ristrukturim më i madh i qendrave kulturore dhe zonave arkeologjike, të cilat Shqipëria i ka të shumta".

n.e/NOA

KOMENTE