Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy vëllezërit, keqtrajtojnë dhe hedhin në liqen 31-vjeçarin
English

Dy vëllezërit, keqtrajtojnë dhe hedhin në liqen 31-vjeçarin

Belsh, 13 shkurt, NOA - E kanë marrë peng dhe pasi e kanë rrahur e kanë hedhur në liqen. Ngjarja e ndodhur në Belsh konfirmohet nga policia e Elbasanit. Sipas saj, 31-vjeçari Demir Lala, është marrë peng dhe është keqtrajtuar nga dy vëllezër në fshatin Kajan të Belshit. Por odiseja e pengmarrjes nuk ka përfunduar vetëm me dhunimin fizik.

I rrëmbyeri nga dy vëllezërit, Arben dhe Bukurosh Kuqja më pas është hedhur në ujërat e një prej liqeneve të zonës.

Policia e Elbasanit bëri të ditur sot se arrestimin e dy vëllezërve Arben dhe Bukurosh Kuqja, mbi të cilët rëndon akuza e për pengmarrjen dhe keqtrajtimin e shtetasit Demir Lala.

Aktualisht viktima ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Elbasanit, ku po merr dhe ndihmë mjekësor.

Megjithatë, policia e Elbasanit ende nuk ka bërë të ditura arsye e pengmarrjes dhe keqtrajtimit të Demir Lalës.

xh/NOA

KOMENTE