English

Nigeria interesohet për Trapatonin

Itali, 12 Shkurt NOA - Përfaqësuesja e Nigerisë për momentin ndodhet pa trajner dhe është në kërkim të tij ku emrat e të cilëve janë të shumtë që fliten në këtë ambient.

Orët e fundit tregojnë për një interesim të tyre në drejtim të teknikut italian Giovani Trapatoni, i cili momentalisht nuk është në drejtim të ndonjë skuadre.

Me sa duket ai do të zëvendësojë Hassan Shehata, ku ky i fundit u pushua nga kjo detyrë pa shumë komplimente edhe pse arriti që të kualifikonte këtë përfaqësuese për në botërorin e Afrikë e Jugut 2010 dhe i çoi në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.

Me sa duket Trapatoni ka pasur një kontakt me drejtuesit e përfaqësueses Nigeriane ku flitet se takimi i parë ka qenë mjaft pozitiv dhe vazhdimësia e kësaj marrëveshje e cila do të çonte italianin në drejtimin e Nigerisë në Botëror mund të përfundojë me sukses.

r.b/NOA

KOMENTE