Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas Rumanisë, Bullgaria mund të pranojë anti-raketat e SHBA
English

Pas Rumanisë, Bullgaria mund të pranojë anti-raketat e SHBA

Sofje, 13 shkurt, NOA - Pas rRumanisë, Bullgaria pritet që të bëhet shteti i dytë i Ballkanit, i cili mund të pranojë në një të ardhme të afërt, vendosjen në territorin e saj të interceptorëve të sistemit anti-raketë amerikan. Një lajm i tillë aludohet nga mediat bullgare, duke cituar faktin se Bullgaria do të negociojë gjatë kësaj periudhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pranimin e elementeve të mbrojtjes amerikane antiraketë.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi vetë kryeministri bullgar, Bojko Borisov dhe pyetjes nëse Bullgaria do ta pranojë planin amerikan, Borisov iu përgjigj se ''Sofja duhet të tregojë solidaritet''. "Ajo nuk është zgjidhje të cilën do ta vendos unë. Pres mendim nga Komisioni Evropian dhe nga Parlamenti i Bullgarisë. Unë mendoj se duhet të tregojmë solidaritet. Nëse jeni anëtar i NATO-s, atëherë duhet të punoni për sigurinë kolektive'', deklaroi Borisov, lidhur me një fakt të tillë, duke aluduar për pranimin e vendosjen në territorin e saj të interceptorëve të sistemit anti-raketë amerikan.

Rumania nga ana e saj, e ka publikuar paktin para disa ditësh, duke nxehur Rusinë, e cila ka thënë se ka nevojë të shohë atë çka ky vend ka vendosur me SHBA-të.

n.e/NOA

KOMENTE