Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010 > Lajmet e datës 13 Shkurt 2010
 

SHBA: Terroristët e 11 shtatorit, gjykim në gjykatë ushtarake

Uashington, 13 shkurt, NOA - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, republikanët janë duke bërë thirrje kundër gjykimit në një gjykatë ushtarake të organizatorit dhe bashkëpunëtorëve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Kjo kërkesë është bërë me dijeni në fjalimin javor të republikanëve nga senatori Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, sipas të cilit vendimi i presidentit Barak Obama për gjykimin e pesë të pandehurve në gjykatën civile të New York-ut është "një gabim i madh".

Si republikanët, ashtu edhe demokratët nuk kanë qenë dakord që gjykimi i të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit të bëhet në një gjykatë civile, por janë të mendimit që ajo të bëhet në një gjykatë ushtarake.

Senatori Graham tha në lidhje me një fakt të tillë se terroristët e Al-Kaedës nuk duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta si shtetasit amerikanë.

n.e/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.