Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Në 60 vjet Sanremo, plot 3500 këngë me Dashuri (Video)
English

Studimi: Në 60 vjet Sanremo, plot 3500 këngë me "Dashuri" (Video)

Video: {youtube}R-bfdnlN6ho{/youtube}

Sanremo, 13 shkurt, NOA - Nëse për muzikën amerikane apo atë britanike të dekadave të fundit të shekullit të kaluar mund të përdoren vetëm tre fjalë "Drogë, Seks dhe Rock'n roll", për festivalin italian tradicional të Sanremos në 60 vitet e karrierës së tij mund të thuhen vetën tre fjalë "Jetë, Zemër dhe Dashuri". Një gjë të tillë e konfirmon një studim i fundit i kryer mbi hulumtimin e teksteve të këngës së Sanremos, duke arritur në përfundimin se fjala "dashuri" gjendet në 3500 këngë të këtij festivali, ajo "zemër" në rreth 1500 dhe "jetë" në 700 të tjera.

Të mbushura me sentimentalizëm dhe pasion për ndjenjat, këngët e festivalit të Sanremos mund të thuhet pa frikë se flasin kryesisht vetëm për dashurinë, duke e kthyer në edicionin më të ëmbël në botë që i këndon ndjenjës së madhe.

Ndërkaq, tre fjalët e mësipërme, sipas hulumtimit, tregohet se shoqërohet nga të tjera fjalë sentimentalist të ndjera, ala-italiana, siç parapëlqejnë të thonë studiuesit.

Lista e fjalëve më të përdorura në Sanremo

1) dashuri 2) zemër 3) jetë 4) botë 5) ditë 6) natë 7) sy 8) diell 9) qiell 10) kohë 11) det 12) dorë 13) hap 14) ëndërr 15) njeri 16) femër 17) mbrëmje 18) yll 19) fjalë 20) erë

n.e/NOA

Lexoni gjithashtu:

Shën-Valentini, një burrë i dhuron gruas një zemër bajgash

Të hash merluc, është më mirë se të pish Viagra

Listimi/ Shën-Valentini, Roma zgjidhet kryeqyteti romantik

Surpriza për Shën-Valentinin, një restorant ofron ... seks

Vijnë surpriza të këndshme për Shën Valentin nga Eagle Mobile
KOMENTE