Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kriza politike ndikon në raportet me Kosovën
English

Meta: Kriza politike ndikon në raportet me Kosovën

"Këto zhvillime politike nuk kanë ndikime të drejtpërdrejta në raportet me Kosovën, por kuptohet që imazhi i një Shqipërie të qëndrueshme, absolutisht është shumë i rëndësishëm edhe për përparimin e Kosovës si shtet i ri dhe demokratik"

Tiranë, 14 Shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta thotë se kriza politike në Shqipëri, ka ndikime ndonëse jo të drejtpërdrejta në marrëdhëniet e vendit tonë me Kosovën. Pohimi i Metës u bë në një intervistë që z.Meta dha sot për radiotelevizionin shtetëror të Kosovës (RTK), ku foli gjatë mbi zhvillimet e fundit që lidhen me Kosovën dhe të ardhmen e saj si shteti më i ri në botë.

Kosova feston dyvjetorin e pavarësisë. A mund të thoni në këndvështrimin tuaj si i rikthyer në detyrën e ministrit të Jashtëm se çfarë përbën kjo ngjarje?

Natyrisht që dyvjetori i pavarësisë së Kosovës është një ngjarje shumë e shënuar sepse pikërisht sot pas 2 vjetësh mund të bëjmë një vlerësim të efekteve që pati pavarësia e Kosovës për stabilitetin e të gjithë rajonit tonë, por njëkohësisht edhe për përkrahjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare që kjo pavarësi dhe ky shtet i ri kanë gjetur brenda një kohe shumë të shkurtër. Pra shumica e vendeve të NATO-s, të vendeve të BE-së, shumë nga vendet më të mëdha të kontinentit dhe të botës e kanë njohur këtë shtet të ri duke njohur një realitet të ri dhe të pakthyeshëm sepse kjo është e vetmja rrugë që i ndihmon jo vetëm Kosovës për t'u stabilizuar, por edhe të gjithë rajonit për të kaluar problemet e trashëguara nga një e kaluar e vështirë.

Megjithatë kjo periudhë dyvjeçare ka qenë, ju e thatë, pozitive, por ne nuk mund të harrojmë disa probleme që Kosova mund të ketë kryesisht në disa rajone të saj në veri, posaçërisht në Mitrovicë. Dua të shtoj këtu se kemi një arritje shumë të madhe me pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet e fundit dhe përfaqësimin e tij në zonat, në komunat ku ata kanë fituar. Çfarë mendoni se duhet bërë në këtë çast, thjesht një plan i qeverisë së Kosovës për veriun, apo më shumë?

Mendoj se përpjekjet e qeverisë së Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar për stabilizimin e situatës edhe në veri të vendit dhe për integrimin edhe të zonave problematike duhet të vazhdojnë në përpjekje edhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, por edhe me komunitetet përkatëse, të cilat kanë nevojë për zgjidhjen e problemeve ekonomiko-sociale dhe janë të lodhura nga instrumentalizimi që u është bërë thjesht për arsye, të cilat nuk kanë të bëjnë me jetën e tyre, me sigurinë e tyre dhe me prosperitetin e tyre. Natyrisht që kjo kërkon masa komplekse, por sigurisht që kërkon edhe burim dhe dialog të vazhdueshëm.

Ju jeni ndër figurat e pakta të politikës në Shqipëri që guxon të kërkojë dhe të vendosë marrëdhënie korrekte dhe shumë të ngrohta me Beogradin. Çfarë mendoni se ka një mesazh drejtuar Kosovës?

Besoj se e ardhmja e rajonit tonë qëndron pikërisht te bashkëpunimi i ngushtë dhe pa paragjykime i të gjithë vendeve të rajonit dhe natyrisht këtu nuk kam se si të përjashtoj Shqipërinë dhe Serbinë dy faktorë shumë të rëndësishëm në rajonin tonë. Dhe, besoj se kjo ka një impakt shumë më pozitiv në të gjithë rajonin, pasi unë besoj se e e ardhmja është pikërisht jo vetëm e ardhmja në Bashkimin Europian dhe bashkimi i përpjekjeve për të shpejtuar këtë proces në interes të të gjithë vendeve këtu, por njëkohësisht edhe largimi sa më shumë nga referencat e së kaluarës, të cilat veçse na ndajnë dhe na marrin kohën që nuk e kemi me tepri për të shpejtuar integrimin europian të vendeve tona.

Megjithatë nuk mendoni se ndoshta është pak si shpejt për të vendosur marrëdhënie kaq të ngrohta kur Kosova ka përbërë gjithmonë një element kyç në marrëdhëniet shqiptaro-serbe?

Unë kam qenë dhe mbetem i vendosur për të patur marrëdhënie sa më konstruktive dhe sa më të mira me të gjithë vendet e rajonit tonë dhe në këtë drejtim unë besoj se këto marrëdhënie do të ndihmonin edhe për një raport më konstruktiv midis Serbisë dhe Kosovës.

Ju vërtetë do të shkoni në Beograd për vizitë dhe po pranojmë e po pajtohemi me politikën e re të Shqipërisë, me nismën dhe me guximin tuaj. Megjithatë, mua më duhet t'u kujtoj zoti Meta, se ne kemi një komunitet të gjerë shqiptarësh etnikë në Luginën e Preshevës që nuk gëzojnë të njëjtat të drejta siç i gëzojnë serbët në Kosovës. Çfarë mendoni se duhet të bëjë një ministër i Jashtëm i Shqipërisë në këto rrethana?

Padyshim që Shqipëria është tepër e interesuar për perspektivën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Shqipëria ka qenë dhe mbetet e interesuar në mënyrë të vazhdueshme dhe tepër aktive për garantuar të drejtat e tyre, që të jenë ato të një minoriteti në një vend demokratik dhe europian. Mbetet shumë në këtë drejtim, por në fund të fundit ky është edhe një spektret e rëndësishme të perspektivës së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Serbia ka pasur një guxim të çuditshëm duke kërkuar hetime, të të ashtuquajturave "krime" të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj popullatës serbe. Madje, Shqipëria është përfshirë në këtë valë akuzash nga Serbia. A do të jetë kjo një temë e bisedimeve tuaja me autoritetet e Beogradit?

Nuk e besoj pasi ne jemi të bindur se kemi të bëjmë me akuza krejtësisht të pabaza dhe të pavend, ashtu sikurse Shqipëria ka qenë gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar në çdo drejtim, i cili veçse verifikon edhe njëherë faktin që Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një burim stabiliteti për të gjithë rajonin dhe jo një burim problemesh për të tjerët.

Ju keni pritur homologun tuaj nga shteti maqedonas, Antonio Milloshoski. Janë një sërë problemesh që shqetësojnë shqiptarët në territoret etnike të Shqipërisë Lindore, po them të Shqipërisë historike në këtë shtet, pra janë problematike. Kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese të shtetit maqedonas që ka pezulluar përdorimin e simboleve kombëtare, një pikë që cenon Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, ndërkohë që ju kërkuar pikërisht zbatimin e e kësaj marrëveshjeje. Kemi çështjen që lidhet me gjuhën shqipe, që lidhet me gjuhën maqedonase në shkollat e niveleve të ulëta edhe atje ku ka vetëm banorë shqiptarë etnikë. Çfarë besoni se duhet të bëjë shteti maqedonas që të përmirësojë këto raporte?

Shqipëria beson fuqimisht se në radhë të parë është në vetë interesin e Maqedonisë forcimi i mirëbesimit midis dy komuniteteve kryesore atje, respektimi i të drejtave të komunitetit shqiptar, zbatimi sa më i shpejtë dhe efikas i Marrëveshjes së Ohrit, sepse dihet që jo vetëm rruga e stabilitetit të Maqedonisë, por edhe ajo e integrimit në Bashkimin Europian kalon pikërisht përmes forcimit të këtyre raporteve dhe integrimit të suksesshëm të shqiptarëve në të gjithë institucionet e këtij vendi. Ndaj ne kemi theksuar edhe së fundmi se është shumë e rëndësishme që të mos merren vendime të njëanshme, por të ketë një dialog, një bashkëpunim, një transparencë të vazhdueshme ku të jenë të përfshirë jo vetëm aktorët politikë shqiptarë, por njëkohësisht të merren në konsideratë edhe shqetësimet e këtij komuniteti.

Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike dhe ju thatë se edhe është njohur nga një numër jashtëzakonisht vendesh për një periudhë të shkurtër të ekzistencës si shtet i pavarur. Megjithatë, përcaktimi i vijës së kufirit me shtetin maqedonas nuk u bë në një formë të tillë edhe me Malin e Zi, pasi duket se ka një farë kushtëzimi nga qeveria e Podgoricës lidhur me një komunitetet malazez që jeton në Kosovë, për të cilin ata kërkojnë që të njihet me statusin e pakicës. Besoni se kjo përbën një problem në marrëdhëniet e shtetit të ri me Malin e Zi?

Unë nuk besoj se ka probleme shqetësuese midis Kosovës dhe Malit të Zi. Unë sot jam takuar edhe me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, zotin Ranko Krivokapiç që ishte për një vizitë në Tiranë. Dhe, absolutisht jam i bindur që udhëheqja e Kosovës, udhëheqja e Malit të Zi, kanë një vizion të përbashkët europian që absolutisht është në gjendje të tejkalojë çdo lloj problemi që unë do ta konsideroja të karakterit minor.

Diçka më të veçantë lidhur në marrëdhëniet Shqipërisë me Kosovën? Ku mendoni se këto marrëdhënie çalojnë?

Mendoj se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën janë të gjithanshme. Nëse ka patur diçka që i ka bërë marrëdhëniet jo aq të frytshme dhe rezultative sa dëshirojnë shqiptarët e të dy vendeve dhe qeverive tona ka qenë pikërisht largësia dhe infrastruktura e keqe. Dhe, unë besoj se së bashku me pranverën njëherë e mirë autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, e cila është e standardeve nga më të përparuarat në kontinent, absolutisht që do t'i japë një ritëm të ri, një dimension të ri dhe do të sjellë rezultate të jashtëzakonshme në marrëdhëniet midis të dy vendeve. Por, unë besoj se në një të ardhme jo fort të largët kjo autostradë do të mbërrijë deri në Serbi dhe do të jetë një korridor i rëndësishëm rajonal, korridor paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi ekonomik".

Në lidhje me atë që quhet "lëvizje e lirë". A besoni se është koha për një format të tipit "Shengen" mes vendeve të rajonit dhe aq më tepër meqenëse shqiptarët kanë territore të tyre etnike shumë të kontrollueshme nga popullata ku jetojnë, të kenë mundësi që këtë lëvizje ta bëjnë lirshëm dhe pa u ndalur nëpër pikat kufitare. Padyshim që kjo tani është e lirshme, por unë e kam fjalën më tepër që territoret e shqiptarëve të mos kushtëzohen as nga nënshtetësia. E kam fjalën po ashtu nga ata shtetas të vendeve të tjera që janë shqiptarë, por që kanë interes që të marrin nënshtetësinë e Shqipërisë. Përse kemi një pikë ngecjeje në një ligj në Shqipëri që e nuk e mundëson shumë lirshëm marrjen e kësaj shtetësie?

Unë mendoj se problemi kryesor nuk është kjo, por pikërisht ajo që thatë, rrëzimi i të gjithë mureve që ndajnë vendet e rajonit tonë dhe natyrisht edhe vetë shqiptarët në të gjithë rajonin dhe unë besoj se këto mure po rrëzohen një e nga një. E thashë dhe pas suksesit që arriti Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe kuptohet që bashkë me ta edhe shqiptarët që jetojnë në këto vende me liberalizimin e vizave me zonën "Shengen", këtë shumë shpejt do ta arrijë edhe Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina dhe unë besoj se së shpejti do ta arrijë edhe Kosova. Në këtë mënyrë i gjithë rajoni merr një temp të ri të komunikimit, të integrimit dhe kuptohet edhe të bashkëjetesës.

Pyetja e fundit ministër i Jashtëm, lidhet padyshim me Shqipërinë. Domosdo që nuk mund të lihet jashtë vëmendjes zhvillimi politik në Shqipëri përsa i përket Kosovës. Nuk po them vetëm për tryezën e presidentit Bamir Topi me dy partitë kryesore, por e kam fjalën në tërësi. Këto zhvillime a kanë ndikim në raportet me Kosovën?

Nuk kanë ndikime të drejtpërdrejta, por kuptohet që imazhi i një Shqipërie të qëndrueshme, absolutisht është shumë i rëndësishëm edhe për përparimin e Kosovës si shtet i ri dhe demokratik.

FUND

KOMENTE