Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta me Danilo Turk: Shqipëria e favorshme për investimet sllovene
English

Meta me Danilo Turk: Shqipëria e favorshme për investimet sllovene

Lubljanë, 14 shkurt, NOA- Shqipëria ka klimë të favorshme për shtimin e investimeve të biznesit slloven.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta i konfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për shtimin e investimeve të huaja, Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk gjatë vizitës zyrtare që Meta zhvilloi në Slloveni.

Në bisedën me Presidentin e Sllovenisë, Meta tha se gjatë vizitës së tij në Ljubljanë, ka marrë sinjale të rëndësishme që marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë do të reflektohen së shpejti edhe në rritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik. "Shqipëria ofron shanse të mëdha për investitorët sllovenë, duke qenë se ajo i ka shpëtuar efekteve drastike të krizës globale ekonomike", ka thënë Meta.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri ka falënderuar Presidentin Turk për mbështetjen që Sllovenia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e inkurajimit konkret të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së, në rrugëtimin e tyre euro-atlantik.

Meta ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën që Sllovenia vazhdon të ofrojë për Kosovën, duke veçuar këtu kontributin e rëndësishëm të Presidencës sllovene të BE gjatë shpalljes së pavarësisë dhe peshën që investitorët sllovenë kanë sot në ekonominë e Kosovës.

Nga ana e tij Presidenti Turk, u shpreh se përkushtimi politik i Sllovenisë ndaj Shqipërisë do të mbetet i fortë dhe se ky përkushtim duhet të konkretizohet tashmë edhe në terma ekonomikë. Në këtë kuadër, Dr. Turk kujtoi se hapja e kompanisë Merkator në Shqipëri, pak kohë pas vizitës së tij në Tiranë, i ka dhënë një sinjal të fuqishëm edhe investitorëve të tjerë sllovenë për Shqipërinë.

Roli i dy vendeve në Ballkan ka qenë pjesë e biesdës mes Metës dhe Presidentit Turk.

Presidenti Turk, në mbyllje të takimit, shprehu vlerësimin e tij për rolin tepër konstruktiv që Shqipëria luan në rajon, duke e vlerësuar atë si faktor stabiliteti dhe paqeje.

xh/NOA

KOMENTE