Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Drejtuesve të opozitës u urojmë për të dashurat dhe të dashurit e tyre
English

PD: Drejtuesve të opozitës u urojmë për të dashurat dhe të dashurit e tyre

Tiranë, 14 Shkurt NOA - Partia Demokratike shprehu sot keqardhjen që drejtuesit e opozitës dhe në këtë ditë feste të Shën Valentinit, u morën me kreun e PD Berisha dhe nuk festuan dhe thotë se i uron "drejtuesve të të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri-tjetrin, për të dashurat dhe të dashurit e tyre".

Erla Mëhilli, zëdhënëse e Partisë Demokratike doli pasditen e sotme në një deklaratë të posaçme për media ku kujtoi faktin se sot është Shën Valentini, "dita në të cilën njeriu nderon dashurinë e tij për shokun, mikun, bashkëshortin, vëllain, motrën, fëmijën, prindërit".

"Këtë ditë na duhet të shprehim keqardhjen se drejtuesit e opozitës shqiptare në vend që t'ia kushtonin të dashurave dhe të dashurve të tyre sërish ia kushtuan Kryetarit të Partisë Demokratike dhe në vend të dashurisë së njeriut për njeriun zgjodhën Shën Valentinin për të shpallur protestat", - tha Mëhilli.

Kurse shtoi: "Jam sot këtu në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike, për t'u uruar drejtuesve të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri-tjetrin, për të dashurat dhe të dashurit e tyre".

Më herët edhe Kryeministri Sali Berisha uroi sot Ditën e Shën Valentinit. Përmes një komunikate për shtyp, Berisha tha se i uronte "përzemërsisht të rinjve dhe të rejave, si dhe mbarë shqiptarëve, 14 Shkurtin, Ditën e dashurisë për njeriun ndaj njeriut, për të dashurit e të dashurat, për fëmijët, për nënën dhe babain, motrën dhe vëllain, mikun, shoqen dhe shokun e dashur".

"Sot ne të gjithë bashkë nderojmë njëri-tjetrin, nderojmë dashurinë e pashtershme njerëzore dhe vlerat e saj universale, forcën e saj të magjishme dhe transformuese, burim i mirësisë së njeriut", - ishte apeli i kryeministrit.

e.r/NOA

KOMENTE