English

Shoqëria civile në Kosovë kërkon mbylljen e procesit ndaj Albin Kurtit

Prishtinë, 14 shkurt, NOA- Rreth 40 organizata joqeveritare të Kosovës kanë kërkuar sot mbylljen e procesit gjyqësor ndaj drejtuesit të lëvizjes "Vetëvendosje" Albin Kurti. Shoqatat të grupuara në emrin Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", kanë deklaruar dje se kërkesa do u dëgohet të gjitha institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Ata kanë argumentuar se procesi gjyqësor i rihapur nga EULEX-i duhet të mbyllet, sepse ky proces dëmton funksionimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.

Duke folur në emër të këtij Këshilli, Valon Murati tha se apeli do t'u drejtohet edhe institucioneve ndërkombëtare duke thënë se ky është proces i montuar politik.

Procesi ndaj Albin Kurtit është paralajmëruar të fillojë nesër në ora 10:00. Të njëjtën kohë, ky Këshill ka thënë se do të fillojë nënshkrimi i një peticioni nga ana e qytetarëve kundër gjykimit të Albin Kurtit.

Në fund, është kërkuar që të fillohet dhe një proces i pavarur i hetimeve, qoftë edhe ndërkombëtar për ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007, në mënyrë që të zbulohen përgjegjësit penal për vrasjen e dy aktivistëve të Vetevendosjes, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe plagosja e më shume se 80 personave të tjerë.

NOA/EL

KOMENTE