Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Gjykata Kushtetuese e papërgjegjshme, të ndërhyjë mazhoranca
English

Spahiu: Gjykata Kushtetuese e papërgjegjshme, të ndërhyjë mazhoranca

Tiranë, 14 shkurt, NOA- Partia Lëvizja e Legalitetit ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të lustracionit. Në një deklaratë për shtyp, kreu i PLL-së, Ekrem Spahia u shpreh se Kushtetuesja është një rudiment i diktaturës.

"Me këto dy vendime, Gjykata Kushtetuese veproi haptazi si një rudiment i organeve të diktaturës, të cilat pushkatuan dhe dënuan me ose pa gjyq mijëra shqiptarë të pafajshëm duke i lënë ato edhe pa varre", tha Spahiu.

Nga ana tjetër ai shtoi se zëvendësimi i gjashtë anëtarëve të këtij organi është një rast i mirë që mazhoranca të ndërhyjë për kthimin e dinjitetit të ish të dënuarve politikë.

Sipas tij, për aq kohë sa në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese ka anëtarë që janë në konflikt interesi me funksionet e tyre, vendimet e kësaj gjykate nuk janë të papritura.

"Përkundrejt kësaj situate kërkohet një veprim energjik dhe i shpejtë i maxhorancës për të minimizuar çdo dëm që mund të vijë nga përdorimi i papërgjegjshëm i pushtetit që Kushtetuta e vendit i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese. Zëvendësimi së shpejti i gjashtë anëtarëve në këtë Gjykatë duhet të shërbejë edhe për rritjen e profesionalizmit dhe paanësisë së kësaj gjykate", u shpreh Spahiu.

Nga ana tjetër ai vlerësoi dhe rolin tryezën e organizuar nga Presidenti Topi me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS-së, Rama.

xh/NOA

KOMENTE