Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj, transferon gjashtë drejtues të policisë në Tiranë
English

Burgaj, transferon gjashtë drejtues të policisë në Tiranë

Tiranë, 15 shkurt, NOA - Drejtoria e Policisë së Tiranës ka bërë dje transferimin e gjashtë oficerëve të lartë në policinë e kryeqytetit. Bëhët fjalë për drejtues kryesore të uniformave blu, që kalojnë në sektorë dhe detyra të reja.

Transferimi i tyre është bërë sipas urdhërave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, Artan Osmani, trasferohet dhe Shef Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë.

Specialisti i Sektorit të Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore, Kryekomisar Fatos Kokalari, caktohet Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë.

Shef Sektori i Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë Kryekomisar Shkelqim Doda, trasferohet dhe caktohet Shef Sektori pranë Drejtorisë Rajonale Kufirit dhe Migracionit Durrës.

Shefi i Sektorit të Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë,

Kryekomisar Ervin Hoxha, trasferohet dhe caktohet Shef Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës.

Shef i Sektorit të Forcës se Posaçme në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, Kryekomisar Krenar Ahmeti, trasferohet dhe caktohet Shef i Sektorit të Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë.

Dhe transferimi i fundit ka të bëjë me Kryekomisarin Urim Rexhepi, i cili ka pasur detyrën si Shef i Komisariatit të Policisë Rinas në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë. Në bazë të ndryshimeve të reja Rexhepi caktohet Shef i Sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

xh/NOA

KOMENTE