Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hiddink drejt Tuqisë
English

Hiddink drejt Tuqisë

Turqi, 15 Shkurt NOA - Trajneri holandez Guss Hiddink duket se është shumë pranë kalimit në pankinën e përfaqësueses Turke. Këtë gjë, e kanë konfirmuar vetë mediat e këtij vendi ku sipas tyre është e sigurtë ardhja e ish teknikut të Çelsit dhe ai do të firmosë një kontratë e cila do ta lidhë atë për një periudhë kohore katër vjeçare me këtë përfaqësuese.

Guss Hiddink tashmë është 63 vjeçar dhe ka patur një karrierë mjaft të rëndësishme ku ka trajnuar klube të mëdha si Reali i Madritit, Fenerbaçe e Çelsi dhe për kalimin e tij tek kombëtarja e Turqisë duket se ai është i gatshëm të pranojë dhe një pagë e cila është rreth 3.75 milion euro. Kujtojmë se Hiddink ka qenë një emër mjaft i lakuar për pankinat e shumë klubeve, ku mbi të gjitha ishte Juventus që e ka kërkuar si zëvendësues të Ferrarës.

r.b/NOA

KOMENTE