Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, shkatërrohet një rrjet i madh droge ku bënin pjesë dhe mjaft shqiptarë
English

Itali, shkatërrohet një rrjet i madh droge ku bënin pjesë dhe mjaft shqiptarë

Romë, 15 shkurt, NOA - Vetëm pak ditë pas arrestimeve të bujshme në veri të Italisë, ku mes të cilëve përfshiheshin edhe shumë shqiptarë, të tjera janë kryer gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave është shkatërruar një nga rrjetet më të mëdha të drogës në Itali.

Bëhet fjalë për një aksion policor, në prangat e të cilit kanë përfunduar 26 persona nën akuzën për trafik ndërkombëtar të drogës, mes tyre edhe mjaft shqiptarë.

Mësohet se ky grup përbëhej nga italianë, shqiptarë, marokenë dhe francezë, të cilët

çonin drogë në Itali nga Shqipëria dhe Holanda.

Në veçanti, banda krijonte të ashtu-quajturën "Speedball Milan", e cila është një përzierje e heroinës, kokainës dhe amfetaminës.

Ndërkaq, nga operacioni i policisë thuhet se u konfiskuan rreth 7 kg heroinë, 7 kg kokainë dhe 6 kg marijuanë.

n.e/NOA

KOMENTE