Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkohet mbyllja e procesit ndaj Albin Kurtit
English

Kërkohet mbyllja e procesit ndaj Albin Kurtit

Prishtinë, 15 Shkurt - Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar sot që procesi gjyqësor i rihapur nga EULEX-i, të mbyllet sepse ky proces dëmton funksionimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.

Ky Këshill i përberë nga 40 organizata joqeveritare, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se këto kërkesa për mbylljen e procesit ndaj Kurtit, do t'ua adresojë edhe institucioneve më të larta të Kosovës.

Duke folur në emër të këtij Këshilli, Valon Murati tha se apeli do t'u drejtohet edhe institucioneve ndërkombëtare duke thënë se ky është proces i montuar politik. Procesi ndaj Albin Kurtit është paralajmëruar të fillojë nesër në ora 10:00. Të njëjtën kohë, ky Këshill ka thënë se do të fillojë nënshkrimi i një peticioni nga ana e qytetarëve kundër gjykimit të Albin Kurtit. Kështu, pikërisht në trevjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe të plagosjes e keqtrajtimit të sa e sa demonstruesve të tjerë, riaktualizohet, tani nga EULEX-i, akuza ndaj Albin Kurtit si "fajtor për ngjarjen e 10 shkurtit". Riaktualizimi i këtij procesi të padrejtë e jodinjitoz është fyerje për të gjithë ne që kemi parë me sytë tanë se ç'ndodhi më 10 shkurt 2007 në rrugët e Prishtinës, të cilat, si pasojë e dhunës së pajustifikuar të policisë ndërkombëtare, u lanë me gjak. "Tashmë dihet fare mirë se dhunë më 10 shkurt 2007 nuk ushtruan demonstruesit paqësorë e duarthatë, por pjesëtarët e policisë së armatosur deri në dhëmbë të UNMIK-ut dhe konkretisht njësiti i policisë rumune, i cili u kthye i pandëshkuar andej prej nga kishte ardhur", - tha Dejona Mihali nga Këshilli kundër Gjyqit të Albin Kurtit në një prononcim për agjencinë NOA. Demonstruesit e 10 shkurtit shfrytëzuan të drejtën e tyre elementare për të manifestuar vullnetin politik në rrugë paqësore, kurse (ri)gjykimi i njeriut që ishte në krye të manifestimit tregon se Kosova, edhe pas shpalljes së Pavarësisë dhe vendosjes së Misionit të BE-së, është larg të qenit shoqëri ku Drejtësia është në shërbim të qytetarit e ku garantohet e Drejta e Fjalës, dhe e Drejta e Organizimit Politik.

Ne konsiderojmë se procesi kundër Albin Kurtit përfaqëson dhunë të hapur ndaj fjalës së lirë, ndaj ndërgjegjes politike, jo vetëm ndaj z. Kurti, por ndaj çdo intelektuali të aktivizuar në betejën e përbotshme për fjalën e lirë.

Për të gjitha këto kërkojmë që të hiqet dorë nga ky proces dhe të mbyllet menjëherë procedura për ndjekjen e mëtejshme të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje! - zotit Albin Kurti.

Në fund, është kërkuar që të fillohet dhe një proces i pavarur i hetimeve, qoftë edhe ndërkombëtar për ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007, në mënyrë që të zbulohen përgjegjësit penal për vrasjen e dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe plagosja e më shume se 80 personave të tjerë.

a.b/NOA

KOMENTE